Lajme

RIKTHEHEN zjarret në vend! AKTIV mbetet vatra te Mali i Thatë, prej 6 ditësh asnjë ndërhyrje, preket nga flakët Parku Kombëtar i Galiçicës

POGRADEC- Prej 6 ditësh po digjet Mali i Thatë, flakët përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës. Janë djegur dhjetëra hektarë kullota në Malin e Thatë, zjarri po i afrohet pyjeve të dushkut.

Zjarri në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv. Sipas informacioneve gjatë natës vatra është zgjeruar edhe më tej duke prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Prej orëve të para të mëngjesit një grup prej 10 personash kanë shkuar drejt vendngjarjes, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës. Sipas të dhënave sip e përshkruar nga zjarri është e madhe dhe flakët po i afrohet pyjeve me dushk ndërkohë që i është kërkuar ndihmë edhe komunës së Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.

Kujtojmë se zjarri ka përfshirë këtë zonë prej 4 ditësh ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *