KryesoreLajme

Gërvalla: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje politike për tejkalimin e situatës aktuale institucionale në Kosovë, duke kërkuar nga subjektet politike që interesin e Republikës ta vendosin mbi interesat partiake

Përmes një postimi, Gërvalla u ka bërë thirrje liderëve politikë që të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar.

Lexo më shumë  Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë në rastin e Arlinda Zekajt

“Ejani në takim! Të flasim!”, ka shkruar Gërvalla, duke theksuar se në tavolinën e dialogut duhet të kërkohet një zgjidhje që i shërben funksionimit të shtetit.
Sipas saj, të gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë përmes propozimit të emrave konkretë për një president konsensual.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional. Ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe marrëveshje”, është shprehur Gërvalla.

Lexo më shumë  Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

Ajo ka vlerësuar se marrëveshja nuk duhet të shihet si dobësi politike, por si përgjegjësi shtetërore, ndërsa shmangia e një krize institucionale e konsideron detyrim të të gjitha subjekteve politike.

YouTube player