Lajme

Faza e tretë e fiskalizimit, kontabilistë: E parakohshme, do shoqërohet me problematika

Faza e tretë e njëkohësisht ajo finale e fiskalizimit, për ekspertë kontabël vlerësohet si e nxituar e që me shumë gjasa do shoqërohet me problematika.

Sherif Bundo, kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë thotë se numri i lartë i bizneseve që do hyjnë në proces si dhe sistemi i brishtë i operimit, pritet të ndikojnë në ecurinë e reformës së nisur në fillim të këtij viti.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Teksa e vlerëson si të nevojshëm e të mirëpritur, Bundo argumenton se zbatimi i procesit të fiskalizimit duhet të ishte shtrirë në një periudhë kohe më afatgjatë.

Me shqetësim nga ekspertët shihet edhe sistemi SelfCare, i cili në nisje të fazës së dytë të fiskalizimit me 1 korrik shfaqi problematika në funksionim. Mosfunksionimi i tij detyroi shumë sipërmarrje që kishin detyrimin të lëshonin fatura elektronike të punonin me mënyrën e vjetër të faturimit./a2/

Lexo më shumë  Nga 23 marsi 1989 deri më sot - “viktimizimi” që rrezikon paqen në Ballkan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *