KryesoreLajme

Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, duke e kthyer çdo vakt në një rrezik potencial për qytetarët.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte ekspertja për sigurinë ushqimore Ana Vuksani, e cila u shpreh se situata paraqitet tejet delikate dhe kërkon një ndërhyrje emergjente për ristrukturimin e të gjithë sistemit, një fakt i pranuar publikisht edhe nga vetë kreu i qeverisë rreth një vit më parë. Sistemi aktual vuan nga një fragmentarizim i thellë institucional.

Ndryshe nga sa besohet gjerësisht se barra bie vetëm mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), zinxhiri i përgjegjësisë është shumë më kompleks. Ministria e Bujqësisë ka rolin e hartimit të politikave, ndërsa garantimi i sigurisë ndahet mes katër institucioneve të ndryshme: AKU, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Bimëve dhe Veterinarisë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) si laborator reference dhe Agjencia e Peshkimit.

Lexo më shumë  Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

” Atëherë, se sa serioze është situata ne kemi folur vazhdimisht dhe e dimë që situata e sigurisë ushqimore është shumë delikate për momentin. Ne kemi një reflektim të vetë kryeministrit shqiptar për rreth një viti më parë, ku e shprehu qartë që siguria ushqimore është në një situatë shumë delikate e cila kërkon një ristrukturim të të gjithë sistemit.

Që do të thotë, duke filluar që nga legjislacioni, që nga ristrukturimi i institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë ushqimore, sepse ne shpesh flasim vetëm për AKU-në, por në fakt nuk është vetëm AKU-ja.

Është Ministria e Bujqësisë që harton politikat dhe janë katër institucione të tjera që garantojnë sigurinë ushqimore, të cilat janë: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Bimëve dhe Veterinarisë, Laboratori i referencës që është ISUV-i, natyrisht edhe Agjencia e Peshkimit. Pra, në momentin që ne flasim për siguri ushqimore, kemi disa institucione të fragmentarizuara që në të njëjtën kohë kur vjen puna për të gjetur gjurmueshmërinë apo për të minimizuar riskun potencial të një ushqimi, njësoj fragmentarizohen përgjegjësitë, fragmentarizohen edhe pasojat që ka konsumatori. Pra kjo është situata”, u shpreh Vuksani.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit

Rruga Press

YouTube player