KryesoreLajme

Maqedoni: Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme të vendeve.

Përmes një postimi, Maqedonci tha se ua ka përcjellë homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të vënë në dispozicion kapacitetet që ka në dispozicion.

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme”, ka shkruar Maqedonci.

Ai theksoi se në situata të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi kanë rëndësi të veçantë, ndërsa shtoi se Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë ndihmë aty ku kapacitetet e tyre mund të jenë të dobishme.

Lexo më shumë  Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s

Maqedonci tha se Kosova do të kontribuojë në përballimin e situatës së krijuar nga zjarret, nëse autoritetet e Shqipërisë dhe Malit të Zi e vlerësojnë të nevojshme një mbështetje të tillë.

Rruga Press

YouTube player