KryesoreLajme

Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

Vijojnë dëgjesat publike në njësitë administrative Pirg dhe Vreshtas, në kuadër të konsultimit për reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

Takimet po zhvillohen nga Këshilli Bashkiak i Maliqit, si pjesë e procesit të konsultimit me komunitetet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Përfaqësuesit vendorë kanë bërë të ditur se qëndrimet e banorëve do të dokumentohen dhe do t’i përcillen Këshillit Bashkiak, në mënyrë që të merren në konsideratë gjatë hartimit të qëndrimit zyrtar mbi reformën e propozuar.

Lexo më shumë  Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike

Gjatë dëgjesave në Pirg dhe Vreshtas, banorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit me Bashkinë Korçë. Ata argumentuan se ndryshimi i propozuar nuk adreson problematikat konkrete me të cilat përballet zona dhe kërkuan që çdo vendimmarrje të marrë në konsideratë vullnetin dhe interesin e komunitetit.

Sipas diskutimeve të zhvilluara, banorët kërkojnë që procesi i reformës të mos mbetet vetëm në nivel institucional, por të pasqyrojë qartë qëndrimin e komuniteteve që preken drejtpërdrejt nga ndryshimi i propozuar territorial.

Pjesëmarrja në dëgjesa ishte e kufizuar, ndërsa komuniteti u përfaqësua kryesisht nga kryetarët e fshatrave dhe përfaqësues të strukturave vendore.

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Këshilli Bashkiak i Maliqit pritet të vijojë konsultimet publike edhe në njësitë e tjera administrative. Pas përfundimit të procesit, do të përcaktohet qëndrimi zyrtar i Bashkisë Maliq për reformën e propozuar.

Ky qëndrim do t’i përcillet më pas Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim, në kuadër të procesit për reformën administrativo-territoriale.

Rruga Press

YouTube player