Lajme

5 muaj pas zgjedhjeve, Holanda ende pa qeveri

Klasa politike në Holandë duket se po orientohet drejt formimit të një koalicioni të vogël, pasi përpjekjet për të formuar një kabinet qeveritar të përbërë nga 5 parti dështuan ditën e martë.

Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që e lanë spektrin politik holandez të fragmentarizuar, partitë thonë se nuk dëshirojnë ta formojnë qeverinë e re me disa subjekte politike të majta.

Vendimi nga partia e kryeministrit në detyrë Mark Rutte, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e njohur me akronimin VVD dhe kristian-demokratëve të CDA-së erdhi pas muajsh të tërë bisedimesh mes liderëve politikë.

Lexo më shumë  Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Jesse Klaver, lider i partisë së majtë të Gjelbrit, deklaroi se refuzimi i Rutte për dialog nuk përputhet me traditën politike holandeze për negociata multi-partiake. “Sot ka humbur demokracia”, deklaroi Klaver.

Ndërsa liderja e Laburistëve Lilianne Ploumen e cilësoi refuzimin një turp të madh.

Rutte, që ka drejtuar një administratë në detyrë me fuqi të kufizuara që prej 17 marsit, deklaroi se ishte i gatshëm të bisedonte me partitë e majta për çështje si klima dhe arsimi, por jo për t’i përfshirë në një kabinet 5-palësh.

Lexo më shumë  Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë

Rutte ka shërbyer tre mandate si kryeministër dhe mund të bëhet lideri më jetëgjatë në krye të shtetit nëse udhëheq edhe qeverinë e ardhshme, bisedimet për të cilën pritet të vijojnë për disa javë.

Ndërkohë, politikani populist Geert Wilders ka deklaruar se nuk dëshiron më të negociojë dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *