Kurti fton sërish krerët e partive në takim
Sipas raportimeve në media, Kryeministri Albin Kurti u ka dërguar sërish ftesa për takim kryetarëve të partive të tjera.
Kurti nuk ka caktuar datë për takim, por e ka lënë të hapur kohën për kur të jenë të gatshëm kryetarët e tjerë të partive.
Ai u ka dërguar disa herë ftesa kryetarëve të partive për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve, veçanërisht për çështjen e presidentit.
Kuvendi ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por deputetët nuk arritën ta përfundonin zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.
Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht nuk prodhoi rezultat, me kërkesën e Kurtit që t’i jepej kohë bisedimeve ndërpartiake, ajo u ndërpre për kohë të pacaktuar.
LVV-ja kërkon që paraprakisht të arrihet marrëveshje për çështjet kryesore politike, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Mosmarrëveshja për çështjen e presidentit e çon vendin përsëri në zgjedhje, për të disatën herë radhazi.
Rruga Press

