KryesoreLajme

Mbërrijnë “spiunët” e borxheve/Në Shqipëri lind biznesi i patronazhimit financiar të qytetarëve

Bizneset dhe qytetarët shqiptarë do të jenë të monitoruar në kohë reale për çdo detyrim ekzistues, por edhe çdo borxh që kanë marrë gjatë jetës së tyre.

Qeveria ka hartuar një projektligj për ngritjen e Byrove të Kreditit, të cilat do të grumbullojnë informacione për detyrimet dhe historikun financiar të bizneseve dhe qytetarëve.

Mbërrijnë "spiunët" e borxheve/ Lind biznesi i

Këto byro do të jenë biznese private në formën e shoqërive aksionere dhe do të kenë akses jo vetëm në të dhënat e kredive bankare, por edhe tek institucionet e pagesave, ato të mikrokredive, detyrimet tatimore, shoqëritë utilitare publike si ujësjellësi apo OSHEE.

Lexo më shumë  Veterani i luftës dhe politikani ukrainas kritika Zelenskit për Kosovën: "E neveritshme dhe turpëruese. Pështymë në fytyrën e një vendi mik"

Por përse do të përdoret ky informacion?

Byrotë e kreditit do ja u shesin këto të dhëna bankave apo institucioneve të tjera që japin kredi. Pra nëse një biznes apo një individ paraqiten në bankë dhe kërkojnë të marrin një kredi, atëherë banka menjëherë merr informacion për ekspozimin e tij, korrektësinë në pagesën e detyrimeve, por edhe sjelljen në të kaluarën.

“Byrotë e kreditit përpunojnë të dhënat e mbledhura dhe japin informacion në formën e raporteve kreditore. Raportet kreditore përmbajnë të gjithë informacionin e historikut kreditor, përveç nëse përdoruesi i të dhënave ose subjekti i të dhënave kërkon vetëm pjesë të caktuara të tij,” thuhet në projektligj.

Lexo më shumë  KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

Deri më tani burimi i vetëm i informacionit që bankat përdorin për ata të cilët kërkojnë kredi, është regjistri kombëtar i kredive që mbahet nga Banka e Shqipërisë. Por Byrotë e Kredive do të kenë një informacion shumë më të gjerë, duke përfshirë edhe detyrimet tatimore, ato ndaj institucioneve mikrofinanciare, pagesat e faturave të shërbimeve bazë etj.

YouTube player