Argument

Vetëm para dy muajsh Bedri Hamza kërkonte marrëveshje politike përpara konstituimit të Kuvendit, ndërsa tani kërkon të kundërtën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza më datë 8 qershor, një ditë pas zgjedhjeve të shkuara, thoshte se për formim të shpejtë të institucioneve dhe stabilitet duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

“S’kam vendos vija të kuqe, kemi qenë gjithmonë të hapur për biseda. E kam dhënë preferncën time që qeveria të bëhet nga partitë në opozitë, po kjo varet nga numrat, ka formula të tjera. Për me pas institucione stabile duhet me pas marrëveshje politike, qysh tash pa filluar konstituimi i Kuvendit, formimit i Qeverisë dhe më pas zgjedhja e presidentit”, kishte thënë Hamza.

Lexo më shumë  2 javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet!

Por kur ai mori vesh rezultatin e zgjedhjeve ndryshoi qëndrim.

Sot Bedri Hamza shprehet se partia fituese LVV duhet ta bëjë sa më parë konstituimin e Kuvendit, pa marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Kur kryeministri Kurti është duke bërë pikërisht atë që para dy muajsh kërkonte kryetari i PDK-së, duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me opozitën për Presidentin, tani është ky i fundit që po bën presion të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje, që do të thotë se në fakt Bedri Hamza po kërkon zgjedhje të reja, përsëri, për të disatën herë radhazi.

Nga bllokimi në zgjedhje të reja, por pa rezultat të ri, liderët opozitarë për strategji të vetme opozitarizmi po zgjedhin sërish të mos pajtohen me rezultatin zgjedhor, duke keqpërdorur Kushtetutën e Kosovës, sipas së cilës zgjedhja e Presidentit kërkon 80 pjesëmarrës në seancë, përndryshe shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Lexo më shumë  2 javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet!

Opozita në Kosovë sot ka probleme të kuptojë rolin e vet, i cili është të formësojë alternativa qeverisëse, jo të imponojë diçka që nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë deklaruar disa herë në kutitë e votimit brenda një kohe të shkurtër dhe i kanë dhënë mandatin e fituesit kryeministrit Kurti.

Rruga Press

YouTube player