Argument

2 javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet!

Shkruan Belind Këlliçi

Po bëhen 2 javë që Edi Rama është nën një akuzë të rëndë. Kemi njohur publikun dhe qytetarët me fakte dhe të dhëna që tregojnë se si, pas një kompanie fantazëm GLG Investiment dhe një venezueliani me mbiemrin Marquez, miqtë e ngushtë të Olsi Ramës kanë kryer në pak muaj disa operacione financiare që askush nuk do t’i realizonte dot.

Gjendet një tokë në prill të vitit të shkuar në Gjirin e Lalzit me vlerën 320 mijë euro. Pas 2 muajsh, rivlerësohet 26 milionë euro. Dhe me këtë aset tanimë të çmuar, transferohet liçensa e kazinosë në zemër të Tiranës, tek Hoteli i “Air Albania”. Të gjitha këto veprime, një i panjohur, venezuelian, me mbimerin Marquez, i kryen në 5 muaj!!!

Lexo më shumë  Vetëm para dy muajsh Bedri Hamza kërkonte marrëveshje politike përpara konstituimit të Kuvendit, ndërsa tani kërkon të kundërtën

Të dhënat që kemi publikuar bëjnë të qartë se venezueliani është thjesht një prestanome i Gert Hakës, pra rrjedhimisht i Olsi Ramës. Gert Haka është njohje e vjetër e vëllait të Kryeministrit, kur ai jetonte në Miçigan. Olsi me mikun e tij të ngushtë shihen kudo bashkë prej 13 vitesh. Teksa janë larguar 1 milionë vetë nga qeverisja e keqe, Olsi me mikun e tij janë të vetmit që janë kthyer e kanë gjetur parajsën në Shqipëri.

E gjitha kjo aferë, ka ndodhur me bekimin e disa institucioneve, si Agjensia e Lojërave të Fatit, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Autoriteti i Konkurencës, Hipoteka, Krimi Ekonomik, etj. Pra, marrja e një toke, rivlerësimi i saj për 2 muaj 80 herë më shumë, dhe përmes kësaj pasurie, marrja e kazinosë në zemër të Tiranës, e gjitha në 5 muaj, ka ndodhur me bekimin e Edi Ramës. Nuk ka askush tjetër në vend pushtetin për ta lehtësuar kaq shumë një operacion të tillë kaq të dyshimtë.

Prej 2 javësh, Edi Rama hesht, nuk bën asnjë shpjegim a transparencë për këtë akuzë të rëndë.

Këto fakte, dëshmojnë se si drejtohet qeveria dhe shteti sot, se çfarë përfitimesh burojnë për familjarët e Kryeministrit.

Por prej 2 javësh tanimë, me këtë skandal është njohur edhe SPAK, e cila nëse do të ishte prokurori dhe garante e zbatimit të ligjit, tanimë do të duhej të kishte nisur procedimin penal.

Edhe sa duhet të presim që të ketë një reagim ndaj abuzimit më të madh që ndokush ka bërë me pushtetin në historinë tonë?!

Rruga Press

YouTube player