KryesoreLajme

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në veri të Mitrovicës

Policia ka njoftuar se gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi.

Bëhet e ditur në një njoftim se zyrtarët e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 13:30, kanë vërejtur një puset të hapur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta. Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur një qese të zezë plastike, e cila ka ngritur dyshime.

Lexo më shumë  Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend

Pas nxjerrjes dhe kontrollimit të qeses, janë gjetur disa pajisje dhe veshje ushtarake, përfshirë pesë kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër, dy gjoksore ushtarake me vende për municion, një rrip ushtarak, çanta mbajtëse për karikatorë dhe pajisje të tjera për përdorim ushtarak.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast penal.

Lexo më shumë  Projekti i rrugës së re i lë pa akses/ Nuk është parashikuar një hyrje-dalje, banorët e Mirakës në Librazhd paralajmërojnë protestë

Pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit dhe identifikimit të personave të mundshëm të përfshirë.

Rruga Press

YouTube player