KryesoreLajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok

Është identifikuar dhe konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok gjatë vazhdimit të hetimeve për rastin e krimeve të luftës.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të përbashkët të dy institucioneve, në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim. 

Të martën e javës së shkuar u zbulua varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ndërsa të dielën edhe në Jabukë të kësaj komune.

Lexo më shumë  Pastrim parash dhe korrupsion - SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Rruga Press

YouTube player