Lajme

“Vendi ka sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19”/Arben Vitia bën thirrhje për vaksinim të qytetarëve: Presim 150 mijë doza AstraZeneca nga Gjermania

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19 dhe ka bërë të ditur se mbrëmë ka arritur kontingjenti i ri prej 53 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga kontrata e nënshkruar dhr deri në fund të javës në Kosovë do të arrijnë edhe 150 mijë doza Astra Zeneca nga Gjermania.

Ai ka shtuar se në tre mujorin e tretë ku Kosova gjendet nga kontrata me Pfizer do të vijnë 622 mijë vaksina, ku një pjesë e tyre ka arritur gjatë korrikut dhe gushtit. Ministri ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen. Vitia shtoi se së shpejti pritet të publikohet edhe lista e 1 mijë punonjësve të ri shëndetësorë. Më tej ai tha se ka vaksina të sigurta në Kosovë dhe se është vendi i vetëm në rajon që ka administruar vetëm vaksina të aprovuara.

Deklarata e plotë: 

“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania. Presim edhe arritjen e mbi 450 mijë dozave të Pfizer nga COVAX pjesë e donacionit nga SHBA.

Kemi vaksina të mjaftueshme të Pfizer dhe AstraZeneca. Janë gjeneruar terminë të reja për tu vaksinuar. Mos zgjidhni se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë. Pothuajse i gjithë kabineti qeveritar duke filluar nga vetë kryeministri Kurti jemi vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Kjo vaksinë po tregohet shumë e suksesshme ashtu si edhe vaksina Pfizer. Besojini shkencëtarëve të mirëfilltë, institucioneve dhe studimeve të shumta që e tregojnë këtë gjë.

Në këtë kohë është e rëndësishme të vaksinohemi sa më shumë dhe sa më shpejtë dhe vetëm kështu parandalohen valë të reja të pandemisë dhe do të kemi më pak dhimbje e më pak humbje të të dashurve tanë. Çdo masë tjetër sado efektive që mund të jetë për momentin vetëm e shtyn problemin, por nuk e kryen atë. Çdo masë që ne e ndërmarrim ka kosto shumë të lartë ekonomike e sociale.

Çdo ditë e më shumë po mësojmë për variantin Delta, jo vetëm ne por e gjithë bota. IKSHPK më 16 gusht na njoftoi se 171 të të infektuarve dolën se janë me variantin Delta dhe menjëherë kemi paralajmëruar masa të reja me datën 17 gusht të cilat u miratuan më 18 gusht. Duket se në mesin e qytetarëve, por jo vetëm është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejtë është më i lehtë se variantet e tjera, me shumë keqardhje më duhet tu them se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ky variant në studimet e fundit tregon se përveç shpërndarjes shumë të shpejtë është edhe një nga viruset më të egra”

Rruga Press

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *