Duhet me i thy në kurriz bizneset që kanë përdorur vaj palme e përbërës tjerë të padeklaruar në qumësht dhe nënproduktet e tij
Nga Besnik Krasniqi
Duhet me i thy në kurriz bizneset që kanë gju vaj palme e përbërës tjerë të padeklaruar në qumësht dhe produktet e tij, duke mashtru konsumatorët me etiketa që nuk e pasqyrojnë përmbajtjen.
Shteti nuk guxon të liget para tyre. Duhet të zbatohen masat më të ashpra, përfshirë edhe mbylljen.
Prokuroria duhet të veprojë menjëherë. Sepse, kemi të bëjmë me mashtrim kriminal kur produktet shiten si qumësht e produkte qumështi, kurse përmbajtja reale është krejt ndryshe.
Qytetarët dhe aktivistët duhet të nisin edhe padi civile ndaj qumështoreve, për dëmin financiar dhe çdo dëm tjetër që mund të jetë shkaktu te konsumatorët.
Rruga Press

