KryesoreLajme

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani shqiptar i RMV: Rama dhe Vuçiqi më futën në listën ‘e zezë’

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela ka reaguar pasi Ministria e Brendshme në Shqipëri e shpalli “non grata”.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në koordinim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është se kush u shpall ‘non grata’, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare”, deklaron Bela.

Lexo më shumë  “Jo konsullatës serbe”/ Protestë në Shkodër kundër marrëveshjes me Serbinë

Sipas Belës, vendimet administrative nuk mund të zbehin kontributin e atyre që kanë sakrifikuar për shqiptarët, ndërsa shton se mungesa e transparencës dhe e një shpjegimi publik e bën edhe më të diskutueshëm vendimin e Ministrisë së Brendshme.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se asnjë qeveri nuk është mbi interesin kombëtar dhe se vendimet politike do të gjykohen nga historia.

Nuk ka mandat të përjetshëm. Qeveritë vijnë e ikin, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese do të gjykohen nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës“, shkruan ai.

Në fund, Bela kritikoi edhe politikën e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës dhe raportet e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Lexo më shumë  I ndërtuar për të zgjatur, u shemb brenda pak muajsh! Si Péter Magyar çmontoi sistemin e Viktor Orbánit

Dhe mu në sinkron të plotë, Rama dhe Vuçiç më fusin në listën e të padëshiruarve. Kjo flet shumë“, përfundon reagimi i Valon Belës.

Ndërsa qytetarët presin përgjigje për problematikat e rendit, sigurisë në territor, protestat dhe çështjet që shqetësojnë përditë vendin, Ministria e Brendshme duket se po e përqendron energjinë te një tjetër betejë: lista e personave që nuk duhet të hyjnë në Shqipëri.

YouTube player