Bota

Hetimi i “The Guardian”: Policia kroate ka grabitur refugjatët afganë

Ndërsa forcat aleate luftuan për të evakuuar mijëra refugjatë nga Kabuli, policia kroate dyshohet se po grabit dhe i shtyn që të shkojnë për strehim në Bosnjë Hercegovinë.

“The Guardian” ka mbledhur dëshmi nga azilkërkuesit afganë dhe ka siguruar një raport ekskluziv nga Këshilli Danez i Refugjatëve (DRC) që dokumenton rreth 60 lëvizje të paligjshme që supozohet se janë ndodhur ndërmjet datave 19-29 gusht.

Sipas viktimave, policia kroate ka ushtruar ndaj tyre dhunë fizike dhe psikologjike duke i grabitur gjithashtu edhe sendet personale me vlerë. Gjysma e afganëve që u dërguan në Sarajevë ishin të mitur.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Ata na vodhën paratë dhe telefonat,“- thotë Zihaul al-Haqq, 25 vjeç, me origjinë nga Baghlan, në Afganistanin verior.

Që nga nisja e evakuimeve, qindra familje afgane janë bllokuar në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjës, në Bihać dhe Bosanska Bojna. Shumica u larguan nga Afganistani gjatë 5 viteve të fundit që kur talebanët filluan të pushtojnë zonat rurale, duke kryer sulme me bomba dhe dhjetëra ekzekutime masive.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Por akuzat për dhunë nga policia kroate nuk është diçka e re. Për vite me radhë, organizatat bamirëse kanë denoncuar abuzimet e fondet. Megjithatë Policia kroate dhe Ministria e Brendshme kroate mohuan çdo keqbërje ndaj refugjatëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *