KryesoreLajme

‘Pa rrugë, pa ujë e pa drita në 2026’, Banorët e fshatit Shpërdhet në Mamurras protestojnë, kërkojnë investime në zonë

Banoret e fshatit Shpërdhet të njesisë administrative, Mamurras, protestuan sot për një sërë problematikash që shoqëron zonën. Banorët ankohen se në zonë mungon infrastruktura rrugore, e cila prej vitesh është në situatë të mjerueshme.

Gjithashtu banorët ankohen edhe për mungesën e ujit të pijshëm, të dritave si dhe për zhurmat dhe shqetësimet që sjellin guroret në zonë.

Lexo më shumë  Kurti takon drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë

“Jemi lagje që nuk kemi as ujë, as drita, as rrugë’  tha banori

Sipas tyre, prej vitesh në këtë zonë nuk është kryer asnjë investim, ndërsa reshjet e ketij fillim viti e dëmtuan edhe me shumë aksin rrugor, duke izoluar nje pjese te fshatit. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme për ti dhënë fund shqetësimeve të tyre.

Pak kohë më parë, institucioni vendor u mjaftua me nje riparim ne rikonstruksionin e pjesës se dëmtuar të rrugës në shtratin e lumit Drojë, ndërsa premtimet e drejtuesve bashkisë Kurbin për një investim total kanë mbetur vetëm ne letër.

Lexo më shumë  Kushtetuesja: Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë janë në përputhje me kushtetutën

Rruga Press

YouTube player