Studimi/Moderna krijon dy herë më shumë antitrupa sesa Pfizer
Nga kërkime që krahasojnë drejtpërdrejt përgjigjet imune ndaj vaksinimeve u vu re se vaksina anti-covid e Moderna Inc. krijoi më shumë se dyfishin e antitrupave që krijonte vaksina Pfizer.
Studim i pothuajse 2,500 punonjësve të një spitali të madh në Belgjikë zbuloi nivelet e antitrupave në mesin e individëve që nuk ishin infektuar me koronavirus para se të merrnin dy doza të vaksinës Moderna. Mesatarisht, ishin 2,881 njësi për mililitër, krahasuar me 1,108 njësi/ml në një grup ekuivalent, i cili mori dy doza të vaksinës Pfizer.
Rezultatet e publikuara të hënën në një letër drejtuar Gazetës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, shprehnin se dallimet mund të shpjegohen nga:
- Sasia më e lartë e përbërësit aktiv në vaksinën Moderna -100 mikrogramë, kundrejt 30 mikrogramëve në Pfizer-BioNTech
- Intervali më i gjatë midis dozave të vaksinës Moderna – katër javë, kundrejt tre javëve për Pfizer-BioNTech
Vaksina e Modernës asocohej me një reduktim të dyfishtë të rrezikut kundër infeksioneve SARS-CoV-2 në krahasim me Pfizerin.
© Rruga Press