Lajme

Kryeministri Kurti në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë një ditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jetë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për tësiguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *