KryesoreOpinion/Aktualitet

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade

Klodian Tomorri

Në vitin 2013 Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të lirë të jetesës në Europë. Sipas Eurostat, kur Edi Rama u ul në kolltukun e kryeministrit, kostoja e jetesës në Shqipëri ishte sa 49.6 për qind e Bashkimit Europian duke u renditur vetëm pas Maqedonisë ku niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte sa 48.9 për qind e mesatares se BE-së.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe ato të Bashkimit Europian kishin një nivel më të lartë çmimesh, që varionte 50.8 për qind deri në 142.2 për qind e mesatares së BE-së.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Por niveli i përballueshëm i kostos së jetesës në Shqipëri do të rritej me shpejtësi në vitet pasardhëse, teksa çmimet do të shtrenjtoheshin me ritëm të lartë për të gjitha kategoritë e mallrave dhe shërbimeve.

Në vitin 2017, pas një mandati të plotë të qeverisë së përbashkët mes Partisë Socialiste dhe ish Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cilësuar me ironi nga opozitarët si Aleanca e Qelbësirave, kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me 2.8 pikë përqindje duke arritur sa 52.4 për qind e mesatares së Bashkimit Europian.

Sërish vendi vazhdoi të mbetet ndër tre më të lirët e Europës, por mandati i parë i socialistëve ishte vetëm prologu i asaj që do të vinte më pas.

Në dy vitet e para të mandatit të dytë të Edi Ramës, tashmë me timonin dhe tepsinë të gjitha vetë në dorë, kostoja e jetesës në vend u rrit me ritme shpërthyese, gati 6 pikë përqindje të plota në raport me mesataren e BE-së duke arritur sa 58.3 për qind e mesatares së Unionit.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Tashmë Shqipëria ishte bërë zyrtarisht vendin me koston më të shtrenjtë të jetesës, jo vetëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, por kishte lënë pas edhe dy vende të Bashkimit Europian, saktësisht Bullgarinë dhe Rumaninë, ku kosto mesatares e jetesës ishte respektivisht 53.6 dhe 55.5 e mesatares së BE-së.

Në vitin e fundit të mandatit të tepsisë, pra në vitin 2021, kostoja e përgjithshme e jetesës në Shqipëri shkoi sa 61.6 për qind e mesatares së BE-së. Tashmë Shqipëria kishte lënë pas për nivelin e çmimeve edhe Poloninë, një vend jo vetëm anëtar i BE-së, por i cilësuar ndryshe si një nga superfuqitë e reja ekonomike të Unionit.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Megjithatë, më shumë, më keq. Mandati i tretë do të ishte edhe më fatal në termat e shtrenjtimit të jetesës së përditshme të qytetarëve shqiptarë.

Në fund të vitit të kaluar, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte sa 72.6 për qind e mesatares së BE-së. Pra në 4 vitet e fundit, kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me shifrën shpërthyese prej 11 pikë përqindje ndaj mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa krahasuar me vitin 2013 është rritur me plot 23 pikë përqindje.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje, niveli i çmimeve mbeti poshtë 60 për qind mesatares së BE-së, ndërsa në Serbi dhe Mal të Zi treguesi ishte poshtë 68 për qind.

Ushqimet dhe teknologjia po zbrazin xhepat e shqiptarëve
Vitet e fundit, përveç mesatares së kostos së jetesës në vendet e BE-së dhe ato në proçes anëtarësimi, Eurostat nisi të publikojë edhe të dhënat e detajuara të çmimeve sipas grupmallrave dhe shërbimeve.

Këto të dhëna tregojnë se mbi të gjitha janë dy kategori shpenzimesh, të cilat po u marrin frymën qytetarëve shqiptarë. Ato janë çmimet e produkteve jetike, pra grupit të ushqimeve dhe pijeve jo alkolike dhe shpenzimet që shqiptarët bëjnë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se sa mesatarja e Bashkimit Europian, respektivisht 103.8 për qind e mesatares së Unionit. Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se sa në Gjermani, Hollandë, Itali, Portugali dhe shumë vende të tjera të cilat janë disa herë më të pasura se Shqipëria.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e
Ky tregues është ai me peshën më të lartë në koston e përgjithshme të jetesës në Shqipëri dhe faktori që përcakton më së shumti se pse Shqipëria tashmë është vendi më i shtrenjtë ndër ekonomitë e ngjashme.

Lexo më shumë  Ministri i Bujqësisë viziton fermerët e prekur nga breshëri në Istog dhe komuna të tjera

Rritja e pandalshme e çmimit për produktet e shportës bazë si në terma absolute ashtu edhe në terma relative ndaj Bashkimit Europian, vjen në një kohë kur tregu dominohet në pjesën dërrmuese nga produktet e importit dhe kur euro është zhvlerësuar me gati 33 për qind ndaj lekut, çka normalisht duhet ti kishte ulur çmimet e ushqimeve në Shqipëri, pasi këto mallra blihen kryesisht në euro dhe shiten në lekë.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Shtrenjtimi i jeteses ne Shqiperi 2013-2025

Por i gjithë zhvlerësimi i euros, me sa duket është kapur tërësisht nga fitimet e tregtarëve duke mos u përcjellë asfare në uljen e çmimeve për qytetarët.

Ndërkohë grupi i dytë i produkteve me çmime të papërballueshme, është ai i teknologjisë dhe komunikacionit. Këtu hyjnë çmimet e kompjuterave, serverave, telefonave, pra gjithë produkteve të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Në këtë kategori, Shqipëria ka çmime se 107 për qind e mesatares së Bashkimit Europian duke lënë pas vende si Franca, Italia dhe Spanja.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Cmimet e teknologjise se informacionit dhe komunikimit 

Por teksa rritja e çmimeve po konvergon me shpejtësi drejt niveleve të Bashkimit Europian, të ardhurat e shqiptarëve janë rritur shumë më ngadalë.

Sipas Eurostat, për periudhën 2013-2025, kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me plot 23 pikë përqindje ndaj mesatares së Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë, të ardhurat ose PBB për frymë sipas fuqisë blerëse u rrit me vetëm 13 pikë përqindje, nga 30 për qind e mesatares së BE-së në vitin 2013, në 43 për qind në fund të vitit të kaluar.

Eurostat: Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e

Kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat, rezultati është varfërim i konsumatorëve dhe familjeve. Kjo është ajo që ka ndodhur me shqiptarët gjatë 12 viteve të fundit.

YouTube player