Lajme

Karkaleci “pushton” Kolonjën! Dëmtohen kulturat bujqësore, fermerët: Rrezikojmë të mbesim pa prodhime! Institucionet nuk ndërhyjnë

Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë ngrenë shqetësimin për dëmet e mëdha në bujqësi të shkaktuara nga kolonitë e karkalecave, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Karkalecat kanë dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa rrezikohen edhe vreshtat dhe plantacionet e lajthisë.

Sipas tyre fenomeni është përsëritur për të tretin vit radhazi, ndërsa këtë sezon dëmet janë më të mëdha se në vitet e kaluara.

Lexo më shumë  Kompanitë e naftës në Shqipëri kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Fermerët shprehen se investimet e një viti të tërë po humbasin brenda pak ditësh dhe se spërkatjet e kryera deri tani nuk kanë dhënë rezultat. Ata shtojnë se shumë familje rrezikojnë të mbeten pa prodhime për konsum dhe pa bazën ushqimore për blegtorinë gjatë dimrit.

Pas ngritjes së shqetësimit nga banorët e Boshanjit në Kolonjë, News24 u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, institucion që është në dijeni të situatës, por ende nuk ka ndërhyrë në terren.

Lexo më shumë  Deklaratat e ministres serbe, Sveçla: Presim një reagim konkret nga Shqipëria

Rruga Press

YouTube player