Lajme

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke e quajtur të turpshme, Terras ka cituar deklaratën e ministres serbe “Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”:

Lexo më shumë  Gjermani Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terra, në platformën X.

Kujtojmë se deklarata e Snezhana Paunoviqit është adresuar zyrtarisht edhe në Bashkimin Evropian nga kryenegociatori i Kosovës, Agron Bajrami.

Ai ka thënë se deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Anketa e Bankës Botërore: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin

Rruga Press

YouTube player