Lajme

Konjufca në Washington: ShBA-ja mbetet aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në Washington D.C. në takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është e rëndësishme, pasi vendit i jepet mundësia të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe në forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Sipas Konjufcës, terrorizmi politik po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë.

Lexo më shumë  Kryeprokurori i ri i Shtetit në Kosovë zotohet për forcim të sundimit të ligjit

“Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me ShBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Lirohet me amnistinë penale e dënuara për trafik të 58kg kanabis, Erisa Fero, që punonte tek AKSHI

Konjufca ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.  

Rruga Press

YouTube player