KryesoreLajme

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Snezana Paunovic, ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, ka bërë një deklaratë fashiste dhe tejet skandaloze në lidhje me Kosovën, duke thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shiptarët në vitin 1998.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik përfshirë edhe atë ndërkombëtar.

Pas deklaratës së Snezana Paunovic, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla dje e ka shpallur persona non grada.  

Por paradoksalisht, ministrja fashiste serbe që sulmoi shqiptarët ishte pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri, pikërsiht në kohën kur marrëdhëniet Rama–Vuçiç ishin pothuajse vëllazërore.

Ministrja serbe Snežana Paunović, e cila së fundmi ka shkaktuar reagime të forta me deklaratat e saj kundër shqiptarëve, rezulton se jo shumë vite më parë ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Kuvendin e Serbisë.

Lexo më shumë  Protestat/ Qeveria tërhiqet nga ligji që i hapi rrugë projektit të Zvërnecit

Në fotografitë e publikuara nga Web faqja e Parlamentit të Serbisë thuhet se pjesë e këtij grupi ishin edhe oligarku serb Dragomir Karic njëri prej vëllezërve Kariç të cilët njihen si njerëzit më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, Ugljesa Mrdic dhe Nenad Mitroviç, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi Ilir Bocka.

Dokumentet zyrtare të publikuara nga Kuvendi serb tregojnë se emri i Paunović figuron në listën e anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Shqipërinë gjatë legjislaturës 2016–2020. Grupi, i përbërë nga 25 deputetë, kishte si qëllim zhvillimin e marrëdhënieve parlamentare dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kohër kur Edi Rama dhe Aleksadër Vuçiç ishin në ‘muaj mjalti’ mes tyre dhe po përgatisnin projektin anti-shqiptar, “Ballakani i Hapur”.

Ky fakt bie në kontrast të fortë me retorikën që ministrja serbe ka përdorur së fundmi ndaj shqiptarëve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet e saj politike dhe ndryshimin e diskursit ndaj Shqipërisë.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër vendet e Evropës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Verifikimi i dokumenteve zyrtare tregon gjithashtu se Paunović nuk ka qenë pjesë e këtij grupi në legjislaturën 2014–2016, por është përfshirë në mandatin pasues, atë të viteve 2016–2020.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Serbisë, emri i saj figuron qartë në listën e anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri, një strukturë e krijuar pikërisht për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Publikimi i këtij dokumenti vjen në një moment kur deklaratat e Paunović kanë rikthyer tensionet politike dhe kanë ngjallur reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa dokumentet zyrtare dëshmojnë se ajo ka qenë pjesë e një grupi parlamentar të dedikuar pikërisht për afrimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Tiranës.

Rruga Press

YouTube player