Argument

Një kërcënim real vjen nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, por shteti shqiptar merret me hartimin e listave ndaluese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Nga Bekim Qoku

Shteti shqiptar duhet të merret seriozisht me kanosjet reale dhe jetike që i vijnë nga Serbia, një prej shteteve të nismës “Ballkani i Hapur”, si edhe nga aktorë të tjerë me qasje hapur armiqësore ndaj shqiptarëve.

Me gjithë peshën që i jep subjektiviteti i tij ndërkombëtar, ai duhej të dënonte pa asnjë hezitim deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunović, e cila bën thirrje për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë, si dhe të ndërmerrte hapa që figura të tilla, me retorikë të papranueshme dhe nxitëse të urrejtjes, të shpalleshin persona non grata ose të përfshiheshin në lista të zeza.

Lexo më shumë  Deklarata e ministres serbe për Kosovën, ngre shqetësime për vazhdimin e narrativës për spastrimit etnik ndaj shqiptarëve

Kur sheh dhe dëgjon një kërcënim kaq real që vjen nga një ministre e Qeverisë së Serbisë, shteti shqiptar bëhet qesharak kur merret me hartimin e listave ndaluese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut vetëm pse mbështesin një protestë paqësore në Shqipëri.

Kjo është një shpërpjesëtim i dukshëm i prioriteteve shtetërore.

Rruga Press

YouTube player