Masat e reja ANTI-COVID! Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njoftim të rëndësishëm: Duhet të keni testin PCR, nuk lejohen familjarët vetëm pasagjerët
Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka ndarë për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt vendit tonë masat e reja që janë vendosur, ndërkohë që nga këto përjashtohen fëmijët deri në 6 vjeç.
Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale thuhet se të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërpërmendura do të vetëizolohen për 10 ditë.
Masat e reja që u njoftuan ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve hyjnë në fuqi nga data 6 shtator.
Njoftimi i plotë i TIA:
Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.Faleminderit per bashkepunimin,Tirana International Airport
Rruga Press