KryesoreLajme

Albulena Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin si Kryeprokuror të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar sot Zejnullah Gashit dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Haxhiu ka bërë të ditur se pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara. 

Dekreti i U.D. Presidentes për caktimin e Zejnull Gashit si Kryeprokuror i Shtetit

Sipas saj, në këtë proces janë marrë parasysh edhe informacionet relevante të institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

Lexo më shumë  Gazetari në Tiranë i drejtohet Buzhalës/ Osman Stafa: Ndërsa Kosova investon te qytetarët, Shqipëria investon te propaganda

Ajo tha se, duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Haxhiu i uroi Gashit suksese në ushtrimin e detyrës, duke theksuar se funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

Ajo theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit në çdo formë duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.

Lexo më shumë  Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

“Pres që Kryeprokurori Gashi këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”- ka deklaruar Haxhiu.

Zejnulla Gashi do të udhëheqë institucionin e Prokurorisë së Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar.

Rruga Press

YouTube player