KryesoreLajme

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar penalisht, pas një kontrolli të kryer në këtë filial, ku dyshohet se janë konstatuar shkelje në administrimin e fondeve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka njoftuar se gjatë verifikimeve në filialin e Durrësit janë evidentuar parregullsi dhe shkelje që lidhen me administrimin e fondeve të shërbimeve të pagesave.

Lexo më shumë  Gjermani Dirk Schuebel merr detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë

Pas konstatimeve, drejtuesit e Postës Shqiptare kanë marrë masa administrative ndaj personave përgjegjës dhe kanë referuar çështjen për ndjekje penale pranë organit të akuzës, përmes një kallëzimi penal. Sipas burimeve, dyshimet paraprake lidhen me një abuzim financiar që mund të arrijë rreth 3 milionë euro, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe masën e dëmit. 

Ndërkohë, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtuesja e financës në filialin e Durrësit, Valbona Hoti Duni, menjëherë pas nisjes së verifikimeve.

Lexo më shumë  Rikthimi i gjigandit të abuzimit me tenderat/ Jonaid Myzyri i jep 3.9 milionë euro kompanive të lidhura me Tom Doshin

Rruga Press

YouTube player