Lajme

Një tjetër ish-kryebashkiak i Ramës nën akuzë – Zbulohet skema si u tjetërsua prona për parqe fotovoltaike

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK.

Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën, akuzohet për shpërdorim detyre bashkë me disa persona të tjerë.

Dosja që është hetuar nga prokurori Elvin Gokaj, ka zbritur në Gjykatën e Posaçme ku pritet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.

Krahas ish-kryebashkiakut Kokoneshi të pandehur janë marrë Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.

Procedimi penal nr 197/2025 është regjistruar për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Sipas të dhënave dhe hetimeve të SPAK, zyrtarët e bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Lexo më shumë  Washington Examiner: Shqipëria po përballet me krizë demokracie dhe institucione të kapura

Sipas dosjes hetimore, Bashkia e Divjakës i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë me kërkesë për ndryshimin e kategorisë së tokës, nga tokë bujqësore në tokë pa fryt.

Kompanitë që janë përfshirë në këto procedura rezultojnë “AG hpower &construcion shpk” dhe “Intex shpk”. Sipërfaqet që kanë përfituar janë 67 ha tokë dhe 33.763 m2.

Kujtojmë se për një dosje tjetër penale, në muajin prill të këtij viti u çuan për gjykim, disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie për shkelje të barazisë në tendera, por pavarësisht se ishte në rolin e titullarit, për Kokoneshin nuk u ngrit akuzë.

Lexo më shumë  Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Ta pandehurit Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leçini dhe Elbaseta Nishica, me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit akuzohen për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia e Divjakës, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro.

Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër. Procedurat për të cilat akuzohen janë kryer në vitin 2020, të firmosura nga titullari, ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi./Syri.net

Rruga Press

YouTube player