KryesoreLajme

Mediat gjermane: Protestat po sfidojnë Ramën, Kryeministri rikthen hijet e diktaturës

Televizioni publik gjerman dhe gazeta austriake Der Standard i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke vënë në qendër protestat kundër qeverisë së Ramës dhe akuzat për korrupsion, mungesë transparence dhe përqendrim pushteti. Artikujt kanë vendosur në qendër qeverisjen e Edi Ramës, duke theksuar se ky i fundit ka rikthyer hijet e diktaturës, ndërsa peshë kanë marrë kërkesat për zgjedhje të ndershme dhe shqetësimet për mbrojtjen e demokracisë në vend.

Televizioni publik gjerman i ka kushtuar vëmendje protestave që prej javësh po zhvillohen në Shqipëri, një lëvizje që nisi si reagim ndaj planeve për ndërtime në zona të mbrojtura, por që tashmë është shndërruar në një protestë më të gjerë politike. E ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” nisi kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, një nga ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri.

Lexo më shumë  Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, Edi Rama po i rrezikon

Protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjet në këtë zonë dhe kërkojnë mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit. Por kërkesat e tyre tashmë kanë kaluar përtej çështjes mjedisore. Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për korrupsion, mungesë transparence, vështirësi ekonomike dhe probleme me standardin e jetesës në vend.

Sipas televizionit publik gjerman, debati është kthyer në një përballje më të gjerë mes qytetarëve dhe institucioneve, ku në qendër janë kërkesat për zgjedhje të ndershme, reforma dhe llogaridhënie.

Ndërkohë, edhe gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull të fortë zhvillimeve në Shqipëri, duke ngritur pretendime për përqendrim të pushtetit, ndikim politik dhe probleme me transparencën. Në titullin e saj, media austriake shkruan se Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, duke iu referuar kritikave për mënyrën e qeverisjes dhe kontrollin institucional.

Protestat dhe reagimet ndërkombëtare kanë rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën e qeverisjes së vendit, transparencën, komunikimin me qytetarët dhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet ekzekutive.

Rruga Press

YouTube player