KryesoreLajme

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Republikën e Shqipërisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit të tyre me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.

Lexo më shumë  Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

Trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje, me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin buddy, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik.

“Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore”, thuhet në njoftim të FSK-së.

Lexo më shumë  Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, Edi Rama po i rrezikon

Rruga Press

YouTube player