KryesoreLajme

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

U.D Presidentja Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku edhe është takuar me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Haxhiu, ka thënë se do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

Lexo më shumë  Basha: Do të ndërmarrim masa ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Postimi i saj i plotë:

Sot vizitova Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku pata kënaqësinë të takoja Auditoren e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, si dhe stafin e përkushtuar të këtij institucioni.

Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale. Prandaj e vlerësoj lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike.

Lexo më shumë  Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Gjatë takimit diskutuam për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.

Rruga Press

YouTube player