Bota

Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

Televizioni serb N1 ka raportuar se Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, dhe biznesmeni i sanksionuar nga ShBA-ja, Zvonko Veselinoviq po ruhen nga njësitet elitare të Policisë së Serbisë.

Sipas raportimit të publikuar të hënën, kjo situatë vjen në një kohë kur autoritetet serbe po përballen me kritika pas një vrasjeje të ndodhur në lagjen Senjak të Beogradit dhe arrestimit të ish-shefit të Policisë së Beogradit.

“Pas vrasjes në Senjak dhe arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit, presidenti i Serbisë premtoi se oficerët e policisë nuk do të ruanin më manjatët dhe kriminelët. Ndërkohë, mësuam se anëtarët e njësive më elitare të policisë serbe po ruajnë biznesmenët nga Kosova, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq”, thuhet në raportimin e N1.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Sipas mediumit serb, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, pavarësisht se, siç pretendohet, është pyetur për më shumë se një javë.

Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai dhe Zvonko Veselinoviq ndodhen prej vitesh në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Lexo më shumë  Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Raportimi i N1 ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e njësive elitare të policisë për sigurimin e personave të sanksionuar dhe të lidhur me hetime për krim të organizuar, ndërsa autoritetet serbe deri më tani nuk kanë komentuar publikisht pretendimet e televizionit.

Derisa regjimi  Vuçiqit duke përdorur pushtetin, vazhdon t’i mbrojë e ruaj kriminelët si Radoiçiq, akterët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, NATO, dhe ShBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar që ata t’i dorëzohen drejtësisë. /The GeoPost

Rruga Press

YouTube player