KryesoreLajme

Mbrojtja e lumit të Mërturit, në mbrojtje të një ekosistemi të rrallë

Mbi 300 banorë të Nikaj-Mërturit protestuan kundër projektit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, për ndërtimin e tre digave në lumin e Mërturit, duke kërkuar më shumë transparencë dhe mbrojtjen e një prej lumenjve më të paprekur të Alpeve Shqiptare.

Në vetëm pak ditë, fadromat kanë tjerërsuar një pjesë të shtratit të lumit të Mërturit, duke devijaur rrjedhën dhe krijuar rrugë aksesi për makineritë.

Lexo më shumë  Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

Sipas banorëve dhe organizatave mjedisore, ndërhyrje të tilla rrezikojnë biodiversitetin, ndryshojnë rrjedhën natyrore të lumit dhe cenojnë një zonë me vlera të larta natyrore, e mbrojtur si Park Natyror Rajonal

Rruga Press

YouTube player