Lajme

Braho i SPAK-ut komenton çështjen “Balluku”: Mungesa e masës dëmton hetimin, për mua deputeti nuk duhet të ketë imunitet

Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho është pyetur lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve.

Konkretisht Oerd Bylykbashi nga PD e pyeti per ish-numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila për shkak të statusit të deputetes, nuk mund të vihet në masë sigurie. 

Braho komentoi çështjen e Ballukut duke thënë se SPAK-u e ka një qëndrim publik për këtë dhe më pas shprehu mendimin e tij personal duke thënë se një deputet nuk duhet të kishte imunitet fare përballë ligjit.

Lexo më shumë  Kongresmeni amerikan Wilson propozon hetim për lidhjet e qeverisë Rama me trafikun e drogës

Ai shtoi se ndalimi i vendosjes së masës së sigurisë për shkak të imunitetit, vështirëson punën e hetuesve si dhe e dëmton atë.

“Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK-ut është publik. Sa i përket situatës kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit, por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson në hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare”, theksoi Braho.

Lexo më shumë  Protestuesit në shesh - Sot tubimi i 34-të, nesër pritet mobilizim kombëtar

Rruga Press

YouTube player