Lajme

Protestuesit në shesh – Sot tubimi i 34-të, nesër pritet mobilizim kombëtar

Këtë të premte pritet të zhvillohet protesta e 34-të masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta vjen pas tubimit të ditës së enjte para Kryeministrisë, i cili u organizua vetëm pak orë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë së shtetit gjatë paradites para Kuvendit.

Sipas qytetarëve, protestat do të vazhdojnë në mënyrë paqësore.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen një pjesë e personave të arrestuar gjatë përplasjeve të paradites.

Lexo më shumë  Bastisja nga Krimet Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Me thirrjet “Lironi çunat”, ata qëndruan për disa orë përpara godinës, duke kërkuar lirimin e tyre.

Paradite para Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës, dhunë fizike, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë protestuesit. 18 protestues u ndaluan. 

Protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe këtë të premte me protestën e 34-t radhazi në Tiranë. 

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. 

Lexo më shumë  Kurti për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut: Vullneti legjitim politik i shqiptarëve triumfoi mbi dhunën, shtypjen dhe diskriminimin

Organizatorët kanë përsëritur se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, ditën e shtunë, më 4 korrik, është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë, për të cilën organizatorët presin një pjesëmarrje të lartë nga qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi dhe diaspora.

Rruga Press

YouTube player