KryesoreLajme

Mbi një muaj revoltë! Sot protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme të qeverisë Rama

Protesta e 32-të mbahet këtë të mërkurë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë pritet më pas, që marshimi të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

Lexo më shumë  Protestuesit mblidhen sot para SPAK për të dorëzuar librin “Albanian Files”
YouTube player