“SPAK të hetojë Ramën”! Qytetarët dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme “Albanian Files”: Provë e kapjes së shtetit
Qytetarët kanë dorëzuar tashmë librin “Albanian Files”.
Gjatë një komunikimi për mediat tha se SPAK e mbajti librin, ndërsa do të bëjnë edhe një kallëzim në ditët në vijim.
“SPAK e mbajti librin që dorëzuam. Pas deklaratës sonë publike që kërkojmë nisje të hetimit, për atë që ne e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Ndaj do të presim në ditët në vijim. Do të kemi një kallëzim penal, që po hartohet nga avokatët tanë”, tha ai.
Gjithashtu u theksua se shqiptarët qëndrojnë të vendosur deri në largimin e Ramës. Ndërsa shtoi se thirrjet e qytetarëve janë që hetimet ndaj politikanëve të shkojnë deri në fund.
“S’mund të flasim për një grup organizator, për ne është e rëndësishme dorëheqja, më pas shoqëria shqiptare është garant i vetëm që institucionet e reja që do lindin më pas do jenë të palidhura me krimin. Shoqëria shqiptare e ka treguar në 30 ditë që është mjaftueshëm e pjekur për të ndërtuar një Shqipëri pa korrupsion. Në shesh ka intelektualë, të rinj, të moshuar, sa kohë janë në shesh, aty është vendi i të gjithëve që mendojnë se autoritarimit të Ramës ti jepet fund. Thirrjet tona për hetim të politikanëve do të shkojnë deri në fund”.
Rruga Press

