Video/ “Nuk ka asnjë burrë nëne dhe asnjë bir k*rve…”/ Nga sharjet banale te sjelljet agresive, deklaratat e Ramës
Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët.
Të rinj të reja, prindër e të moshuar, të revoltuar protestojnë kundër kësaj politike të korruptuar dhe kundër kryeministrit Edi Rama ndaj të cilit kërkojnë dorëheqjen të panegociueshme.
Ndërsa kryeministri në reagimet e tij nuk i ka kursyer ofendimet ndaj protestuesve, të cilët kanë zhvilluar një protestë qytetarë duke i dhënë një shembull edhe Evropës.
Në video të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit, shihen reagimet e Edi Rama në momente të ndryshme ku shihet arroganca e tij, mungesa e përgjegjësisë dhe një tallje që tregon ndaj qytetarëve.
Edi Rama: Çfarë ke që bërtet,
Qytetarja: Jam më një asistencë
Edi Rama: Bukur fare.
Në një tjetër moment një reagim i Ramës
Edi Rama: A ke dëshirë të më dëgjosh. Ju s’keni kohë të ziheni.
Në disa momente ai shihet edhe i revoltuar duke mos kursyer as ofendimet.
Rruga Press

