Berisha sulmon sërish protestuesit: “Rama në burg, Berisha në burg”, thirrje mjerane të kundërshtarëve të opozites
Kreu i PD-së ka komentuar ditën e sotme edhe thirrjet e qytetarëve gjatë protestës të cilët brohorasin ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Kreu i PD-së i ka quajtur këto thirrje ‘slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës’ dhe ka shtuar se ato ‘nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të PD-së’.
Megjithatë, thirrjet në protestë për përmbysje të plotë të regjimit 35 vjeçar janë ndër thirrjet kryesore të të rinjve që protestojnë, të cilët Qeverinë e Ramës nuk e veçojnë, por e quajne si pasuese e të njëjtit regjim që ndërtoi Berisha. Berisha, poashtu si Rama, fajësohet si lideri që ndikoi në mbylljen e sistemit zgjedhor, duke bërë gati të pamundur futjen në kuvend të partive dhe lëvizjeve të reja politike. Gjithashtu, ai njihet për qasjen e tij autokratike edhe brenda vetë PD-së, ku vetëm para pak javësh u mbajtën zgjedhjet për kryetar partie, dhe Berisha ishte kandidati i vetëm, pasi skualifikoi të tjerët me një komision që kishte ngritur vetë Berisha.
Kjo është e vërteta e të rinjve në protestë që Berisha zgjedh të mos e pranojë, e cila pritet të ndez akoma më shumë këto thirrje ndaj tij, me shpresën që ato pak deputetë të PD-së të cilët kanë akoma dinjitet, të marrin guximin të distancohen nga Berisha dhe trashëgimia e tij e mjaft e dëmshme për shtetin dhe kombin shqiptar, njejtë si ajo e Ramës.
Rruga Press

