Shqiptarët në zgrip dhe nuk ka “Strateg Algoritmi” që e zhbën! A do të flas ndonjë socialist për këtë?!
Paga mesatare bruto në Shqipëri është sa 24.5% të mesatares së Bashkimit Europian, çka do të thotë se një punonjës shqiptar fiton mesatarisht sa një e katërta e një europiani.
Ndërsa sipas EUROSTAT çmimet mesatare në Shqipëri janë sa 103.8% e mesatares europiane. Pra një shqiptar që e ka rrogën mesatare sa një e katërta e një europiani paguan çmimet më të larta se në Gjermani, Itali, Holandë, Serbi, Spanjë!
Shkurt shqiptarët jetojnë në zgrip! Nuk ka “Strateg Algoritmi” që e zhbën këtë!
Ndaj shqiptarët në shesh kërkojnë një qeveri që nuk merret me menaxhimin e algoritmit por krijon një ekonomi të balancuar .
A ka ndonjë socialist a socialiste që të na flas për këtë?!
I lini argoritmet, leksionet e edukatës qytetare, apo hipokrizinë e prishjes së imazhit të Shqipërisë në botë, por dilni e u tregoni shqiptarëve sesi të përballojnë çmimet më të larta se mesatarja e Europës ndërkohë që paguhen sa një e katërta e pagës mesatare europiane!
Rruga Press

