KryesoreLajme

Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”.

Pasi tha se kjo tashmë është një ngjarje e konsoliduar me platformë të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, kryeministri shtoi se festivali ka një domethënie të veçantë personale sepse e ka përcjellë atë që nga hapi i parë.

Festivali nuk është vetëm festë. Është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe e ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Lexo më shumë  Gjykata e Apelit të Kosovës e refuzon si të pabazuar ankesën e Blerim Isufajt

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

Nëse ankohemi shumë për diellin e nxehtë, mundet edhe me ra shi.

I nderuari z. Isak Skenderi, drejtor i organizatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptian,

E nderuara znj. Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare,

Të nderuar mysafirë,

Të nderuar qytetarë,

Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë e veçantë që të jem sot këtu me juve në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”, një ngjarje e konsoliduar me platformë të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në Republikën e Kosovës.

Për mua, ky festival ka edhe një domethënie të veçantë personale. Para tetë vitesh kam qenë këtu kur është bërë hapja e tij, dhe kisha nderin që në edicionin e parë pra, të jem i pranishëm. Atëherë festivali organizohej vetëm për një ditë. Ishte një iniciativë me vizion të madh, por me përmasa të vogla. Sot, pas tetë vitesh, e shohim se ai vizion është rritur, është zgjeruar dhe është shndërruar në një traditë të rëndësishme për vendin tonë.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Rrugëtimi i këtij festivali është dëshmia se idetë e mira, kur ndërtohen mbi përkushtim, bashkëpunim dhe besim në vlerat e përbashkëta, mund të marrin jetë të gjatë dhe ndikim të gjerë shoqëror. Nga një aktivitet njëditor, festivali sot është bërë një hapësirë ku takohen kultura, komunitete, breza, profesione dhe forma të ndryshme të krijimtarisë.

Rruga Press

YouTube player