KryesoreLajme

“Qëndrojmë deri në rrëzim”/ Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: SPAK arresto tradhtarët!

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 24-të masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para godinës qeveritare ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Lexo më shumë  Përpjekja për manipulim: Pse Rama nuk flet për protestën, por për protestuesit?

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Rama kërkon me zor një iranian në shesh

Dita e 23-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

Rruga Press

YouTube player