KryesoreLajme

SPAK: Dy të besuarat e Belinda Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Ndryshimi i të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike dhe pagesat e energjisë elektrike për vilën F6 në Dhërmi u bënë nga Viola Haxhiademi dhe Laureta Omeri, dy të besuarat e Belinda Ballukut. Ky është një tjetër argument që përdor SPAK për të provuar që vila në fjalë është pronë e fshehur e Ballukut dhe jo të Igli Tares. Sipas prokurorisë, vila u pranua si ryshfet nga Balluku nga kompania Eurocol, të cilës i dha tender kur drejtonte Albcontrol. Që të fshihte gjurmët e vilës, ajo vuri në shërbim të saj vartësit, për të kryer çdo veprim, përfshirë dhe ndryshimin e të dhënave të kontratës së energjisë nga Eurocol te Igli Tare e deri tek pagesat e energjisë.

Hetimet e SPAK

“Nga këqyrja dhe marrja e dokumenteve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka rezultuar se në datën 02.08.2022, me çështjen nr. 02XXXXX, nëpërmjet dokumentit “Formulari i prezantimit të kërkesës ose ankesës” është paraqitur kërkesa për ndryshimin e të dhënave të kontratës me kod klienti AL000XXXX, konkretisht është kërkuar ndryshimi i emrit të kontratës nga “Eurocol” në “Igli Tare”. Në rubrikën “aplikuesi” është shënuar “Igli Tare”, në rubrikën “adresa” është shënuar “Dhërmi”, në rubrikën “nr. telefoni” është shënuar “06854XXXX”. Në rubrikën e “Aplikuesit” vërehet se është shënuar “Igli Tare”, por mungon shkrimi apo nënshkrimi i aplikuesit. Nga verifikimi i të dhënave në sistemin TIMS, rezulton se në datën e kërkesës së mësipërme 02.08.2022, shtetasi Igli Tare nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga këqyrja e sistemit online të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se ndryshimi i emrit të kontratës është bërë në datën 04.08.2022”, thuhet në dokument.

Nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik nr. 203, datë 08.10.2024, të aparatit celular “Iphone 11 Pro”, sekuestruar shtetases Viola Haxhiademi, kanë rezultuar komunikime të bëra midis shtetasve Viola Haxhiademi, Laureta Omeri, Klevis Jahaj, si më poshtë:

Lexo më shumë  Sulmi ndaj Osman Stafës/ SafeJournalists: Jemi të shqetësuar, duhet hetim

Në datën 18.07.2022, në orën 08:54, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Të lutem, libreza e Iglit a kaloi dot në emër? Edhe nëse jo akoma të ta marr unë pak sot, ty je jam në datat e pagesës”. Në orën 09:50, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. E pagu unë me timen, pa merak për këtë radhë”.

Në datën 01.08.2022, në orën 19:12, shtetasja Laureta Omeri i dërgon shtetases Viola Haxhiademi dy fotografi. Njëra prej tyre është fleta e parë e kontratës së porosisë nr. 1059 rep., 650 kol., datë 05.12.2018, lidhur midis shtetasit Igli Tare, në cilësinë e porositësit dhe shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. (përfaqësuar nga administratori Pandeli Carapuli) në cilësinë e sipërmarrësit, ku porositet vila individuale dykatëshe tip Begonia me nr. F6. Ndërsa në fotografinë tjetër është pasaporta e shtetasit Igli Tare.

Në orën 19:22, Viola Haxhiademi i dërgon mesazhin shtetases Laureta Omeri: “Thanks”. Pas disa minutash, në orën 19:24, të dyja këto fotografi, shtetasja Viola Haxhiademi ia dërgon shtetasit Klevis Jahaj (drejtor në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë kohës së komunikimeve, aktualisht deputet i PS-së për qarkun Fier).

Në datën 04.08.2022, në orën 11:39, shtetasi Klevis Jahaj i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “U vu ai # emrit”. Në orën 11:44, Viola Haxhiademi: “Rrofsh, kur të vij nga leja ma jep të rinovuar. Thank you, ose lëre te Juna”. Data e komunikimit të mësipërm 04.08.2022, ku shtetasi Klevis Jahaj informon shtetasen Viola Haxhiademi që u bë ndryshimi i emrit, është e njëjtë me datën në të cilën është bërë ndryshimi i emrit të kontratës për vilën F6.

SPAK thotë më tej se nga aktet e administruara ka rezultuar se pagesa e energjisë elektrike për vilën F6 në kompleksin “White Rocks”, është paguar nga shtetaset Laureta Omeri dhe Viola Haxhiademi, dy vartëset dhe të besuarat e Belinda Ballukut.

Lexo më shumë  Euro prek një tjetër minimum historik në Shqipëri

“Nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik nr. 203, datë 08.10.2024, të aparatit celular “Iphone 11 Pro”, sekuestruar shtetases Viola Haxhiademi, kanë rezultuar komunikime mes shtetaseve Viola Haxhiademi dhe Laureta Omeri, si më poshtë:

Në datën 18.07.2022, në orën 08:54, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Të lutem, libreza e Iglit a kaloi dot në emër? Edhe nëse jo akoma të ta marr unë pak sot, ty je jam në datat e pagesës”. Në orën 09:50, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. E pagu unë me timen. Pa merak. Për këtë radhë”.

Në datën 15.09.2022, në orën 08:11, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. Kam një pyetje. D… i ka ardhur faturë për energjinë për mjediset e jashtme? Se kur pagova më dhanë një faturë ekstra nja 45 mijë të reja. Po thanë mund ta apelosh. Jo se do e apeloj, po sa për ta ditur”. Në orën 08:31, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. D… në Itali? Ta pyes se nuk e kam idenë”. Në orën 08:31, Laureta Omeri: “Në jug”. Në orën 08:31, Viola Haxhiademi: “Oooo, s’di gjë, duhet të pyes mamin se ajo i pag”. Në orën 08:32, shtetasja Laureta Omeri dërgon faturën e energjisë elektrike, “Faturë sistemuese – Notë Debiti”, lëshuar në emër të “Igli Tare”, ku është faturuar 3,671 kWh energji elektrike për ambientet e përbashkëta, me vlerë totale fature 41,849.4 lekë. Në orën 08:33, Laureta Omeri: “Faturë sistemuese. Po më thanë për mjediset e përbashkëta”. Në orën 12:57, Viola Haxhiademi: “Ça është kjo moj motër? Çfarë periudhe?”. Në orën 13:19, Laureta Omeri: “Ja kalova tani Klevit, që e takova për gjë tjetër. Ta verifikojë një herë”.

YouTube player