Demokratët Evropianë: Shqipëria ka nevojë për Evropën, jo për oligarkët
Demokratët Evropianë kanë reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Shqipëri, duke deklaruar se demonstrata dërgoi një mesazh të qartë për aspiratat evropiane të qytetarëve shqiptarë.
Në një postim publik, ata theksojnë se shqiptarët kërkojnë një të ardhme evropiane dhe jo, sipas tyre, “marrëveshje private për oligarkët”.
Sipas deklaratës, kryeministri Edi Rama duhet të zgjedhë mes transparencës, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së natyrës, ose vazhdimit të marrëveshjeve të mbyllura dhe privilegjeve për njerëzit e pushtetshëm.
“Shqipëria nuk është në shitje”, thuhet në përfundim të reagimit të Demokratëve Evropianë.
“Demonstrata masive dërgoi një mesazh të qartë: shqiptarët duan një të ardhme evropiane, jo marrëveshje të fshehta në favor të oligarkëve. Edi Rama duhet të zgjedhë transparencën, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e natyrës përpara marrëveshjeve të bëra prapa dyerve të mbyllura dhe privilegjeve për të pushtetshmit. Shqipëria nuk është në shitje.”

Rruga Press

