Lajme

Policia e Kosovës gjen armë e municion në tri vendndodhje në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme në tri raste të ndara në komunën e Zubin Potokut.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në një objekt që shërbente si stallë për ushqimin e bagëtive, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe bateri ndriçuese.

Lexo më shumë  Pas Rrjollit e Kakomesë, hiqet edhe Porta e Karpenit - Nuk i mbijetoi klimës së re politike

Në një rast tjetër, po ashtu në një objekt të ngjashëm në Zubin Potok, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të asaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë.

Ndërkaq, në një objekt të pabanuar janë gjetur një pushkë me bajonetën përkatëse, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut si dhe rreth 2 kilogramë sfera (thërrime metalike) për mbushjen e fishekëve.

Lexo më shumë  “Kjo nuk është rruga e duhur”: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e projekteve në Vjosë–Nartë

Policia ka bërë të ditur se të gjitha dëshmitë materiale janë sekuestruar, ndërsa lidhur me këto raste hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse policore.

Rruga Press

YouTube player