Lajme

Lajçak e cilëson “Open Balkan” si konkurrencë të pashëndetshme për proceset evropiane

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka cilësuar nismën e “Open Balkan” si konkurrencë të pashëndetshme për proceset e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai në Forumin Alpbachut ka thënë se në këtë rast, kjo iniciativë nuk është konkurrencë e shëndetshme, duke shtuar se ka shumë nisma të tjera të cilat kanë të njëjtin qëllim siç është edhe CEFTA.

Lexo më shumë  MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme

Lajçak ka thënë se iniciativa të tilla duhet t’i afrojnë më shumë vendet partnere se sa t’i përçajnë e largojnë ato.

Ai ka shtuar se duhet shmangur situatat kur platformat e tilla i bëjnë këto vende garuese me njëra-tjetrën.

“Open Balkan” është nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi deri tash e kanë refuzuar bashkimin në këtë nismë.

Lexo më shumë  Wall Street Journal: Si përfundoi dhëndri i Trump në një aferë me gangsterin shqiptar

“Open Balkan”, nga nismëtarët e tij është proklamuar si një zonë “Mini-Schengen”./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *