KryesoreLajme

SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

Nga të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, SPAK ka mundur të konfirmojë se Belinda Balluku dhe familjarët e saj kanë frekuentuar vilën F6 në kompleksin White Rocks në Dhërmi përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026. Vila rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare, por Prokuroria e Posaçme dyshon se është pasuri e fshehur e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Krahas të dhënave të tjera, si kontrata dhe marrje dëshmish, SPAK ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare dhe ka rezultuar se numri i ish-zëvendëskryeministres është lokalizuar nga antenat që mbulojnë pozicionin gjeografik të kompleksit White Rocks përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026.

Lexo më shumë  Tirana qelbet erë

“Nga këqyrja e tabulateve telefonike të regjistruara në emër të Belinda Ballukut ka rezultuar se numri i saj, për vitin 2024, ka qenë i lokalizuar në këtë zonë (White Rocks Dhërmi) në çdo muaj duke filluar nga muaji mars deri në dhjetor. Për vitin 2025 numri është lokalizuar në muajt janar, qershor, korrik, gusht dhe tetor. Për vitin 2026 është lokalizuar në datat 28 shkurt dhe 1 mars”, theksohet në dosje.

Vila në White Rocks, sipas SPAK, është produkt i korrupsionit të ish-numrit dy të qeverisë, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tenderat e rrugëve, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas prokurorisë, Balluku e mori si ryshfet në kohën kur ishte drejtoreshë e Albcontrol dhe favorizoi në marrjen e një tenderi kompaninë Eurocol.

YouTube player