KryesoreLajme

“U vendos kur qeveriste Saliu dhe Lulashi”, aktivisti jep lajmin në protestë: Një tjetër gardh u hoq në Kakome

Arben Kola, një prej protestuesëve që prej 20 ditësh protesta masive në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, pohoi se sot u hoq një tjetër gardh. Ai tha se gardhi i vendosur në zonën e Kakomesë, është hequr.

“Do ju jap një lajm të mirë. Iku gardhi i Zvërnecit falë reagimit popullor. Iku gardhi i Rrjollit falë reagimit popullor, po ashtu dhe në Librazhd. Mos harroni një betejë në kohën kur qeveriste Saliu dhe Lulashi. Ata i zmbrapsen atëherë me armë, në Kakome. Por sot nuk u plagos askush, se sot iku dhe një gardh në Kakome. Ndaj ju ftoj që të hiqni gardhet. I ftoj banorët nëpër fshatra që të shkulin ato gardhe të vendosura nga mafiozët.”, tha ai.

Lexo më shumë  Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

Rruga Press

YouTube player